Arabia Saudite është përfshirë nga reshje të shumta shiu duke filluar nga 10 nëntori, duke lënë pas 35 të vdekur.
Ndërkohë, shërbimet e shpëtimit kanë evakuuar rreth 4,000 njerëz nga zonat e goditura nga përmbytjet.
Përdoruesit e mediave sociale kanë postuar video të shkretëtirës së përmbytur, duke treguar njerëzit që luftojnë kundër forcave të natyrës.
Reshjet e mëdha kanë rezultuar me përmbytje në disa qytete në Arabinë Saudite, duke përfshirë Rijadin, Mekën dhe Jeddahin.
Më parë, gazeta raportoi se çatia e Aeroportit Ndërkombëtar të Mbretit “Khalid Riyadh” ishte dëmtuar nga shiu i madh.
Autoritetet në mbretëri kanë dërguar edhe ekipet e shpëtimit në Kuvajt për të ndihmuar shërbimet lokale të emergjencës të përballen me kushtet ekstreme të motit.
Autoritetet kanë ngritur 63 grupe pune për të vlerësuar dëmet materiale të shkaktuara nga përmbytjet.
Sipas Mbrojtjes Civile, vdekjet ishin shkaktuar nga përmbytje të shpejta, duke u mbytur në gropa të mëdha uji të krijuara papritur.
https://www.youtube.com/watch?v=eIbXtv40-yA