Shumë të rinj po marrin rrugën e gabuar derisa shprehin dëshirë për të eksperimentuar me lloje të ndryshme të drogave.
Indeksonline, ka siguruar një video teksa një i ri (mashkull) shihet në gjendje jashtëzakonisht të rëndë.
Përballë timonit, i braktisur nga “shoqëria” në mes të rrugës, i paaftë për të kthyer ndonjë përgjigje rreth gjendjes së tij të rëndë!
Ky i ri ka qëndruar në veturën e tij për disa minuta në këtë gjendje, duke mos arritur të mbajë nën kontrollë as fizikun e tij.
Lidhur me këtë rast, policia e Kosovës ka kryer arrest ndaj dy personave, për të vazhduar hetimet e mëtejme.
Shqetësues mbetet fakti se përdoruesit e lëndëve narkotike po shtohen tek moshat e reja, 16 vjeçare, për dallim nga vitet paraprake që printe mosha 21 vjeçare.
Lëndët narkotike në masë të madhe po shpërndahen në klubet e nates.
Bazuar në statistikat e fundit, tre deri në pesë mijë persona llogaritën të jenë përdorues të rregullt të lëndëve narkotike në Kosovë. Në mesin e tyre dominojnë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.
http://www.dailymotion.com/video/x612521