Ferizaj është njëri ndër qytetet e Kosovës që u prek më së shumti nga reshjet e shiut.
Në këtë komunë sot ra breshër në sasi të madhe, duke e bërë tokën e bardhë.
Një lexues i Indeksonline ka dërguar video pas reshjeve, ku shihet duke ecur nëpër tokën e zbardhur.
Aty duket se janë disa centimetra që kanë mbuluar tokën sikur të ishte borë.