4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

SubhanAllah – Indi, 20 të vdekur nga goditja e rrufesë

Më të lexuarat

Të paktën 20 persona e kanë humbur jetën si pasojë e goditjes së rrufesë gjatë dy ditëve të fundit në lindje të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale, zyrtarët e meteorologjisë kanë njoftuar se gjatë dy ditëve të fundit provincat Bengali Perëndimor dhe Andra Pradesh janë goditur nga 41 mijë rrufe.

Zyrtarët bëjnë të ditur se rrufeja ka goditur lindjen e shtetit për shkak të ndryshimeve të papritura në temperatura, të reshjeve të dendura të shiut dhe stuhisë. Zyrtarët thanë se si pasojë e goditjes së rrufesë 20 persona humbën jetën.

Gjatë javës së kaluar në Andra Pradesh humbën jetën 9 persona si pasojë e goditjes së rrufesë.

Në Indi shpesh vjen deri tek goditjet e rrufeve gjatë periudhës së shirave mosun.

Sipas të dhënave zyrtare që nga viti 2005 e deri më tani çdo vit në këtë vend humbin jetën të paktën 2.000 persona nga goditja e rrufesë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit