0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Stuhi e fuqishme godet ShBA-në: 600 mijë shtëpi pa energji elektrike

Më të lexuarat

Në Lynnwood, Uashington, një grua humbi jetën të martën mbrëma kur një pemë ra mbi një kamp për të pastrehët.

Një stuhi e fuqishme ka goditur veriperëndimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) të martën në mbrëmje, duke sjellë erëra të forta dhe shi, që shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike.

Autoritetet kanë konfirmuar se të paktën një person ka humbur jetën si pasojë e motit të keq.

Qendra për Parashikimin e Motit ka lëshuar paralajmërime për reshje gjatë ditës së premte. Paralajmërime për erëra me forcë uragani janë dhënë për Kaliforninë dhe veriperëndimin e Paqësorit.

Pemë kanë rënë mbi shtëpi. Në Lynnwood, në shtetin e Uashingtonit, një grua humbi jetën të martën në mbrëmje kur një pemë ra mbi një kamp për të pastrehët.

“Pemët po bien në të gjithë qytetin dhe mbi shtëpi. Mos dilni jashtë nëse mund ta shmangni,” ka bërë të ditur shërbimi zjarrfikës në Bellevue, rreth 16 kilometra në lindje të qytetit Seattle.

Herët në mëngjes të së mërkurës, më shumë se 600.000 shtëpi në shtetin e Uashingtonit ishin pa energji elektrike.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik ka paralajmëruar njerëzit në bregun perëndimor për rrezikun e rënies së pemëve për shkak të erërave të forta.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik ka lëshuar masa për përmbytje për pjesë të Oregonit jugperëndimor deri të premten në mbrëmje, ndërsa erërat e forta kanë ndërprerë një linjë trageti në veriperëndim të Uashingtonit midis Port Townsenden dhe Coupeville.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit