0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Studimi: Ja si po e deformon media përceptimin tonë ndaj terrorizmit

Më të lexuarat

Analiza e mbulimit të të gjitha sulmeve terroriste në SHBA brenda periudhës kohore 2011 dhe 2015, rezultoi të kishte një rritje prej 449 për qind të vëmendjes së mediave nëse autori përflitej të ishte musliman.

Analiza e mbulimit të të gjitha sulmeve terroriste në SHBA brenda periudhës kohore 2011 dhe 2015, rezuktoi të kishte një rritje prej 449 për qind të vëmendjes së mediave nëse autori përflitej të ishte musliman.

Në fjalimin e tij të parë drejtuar Kongresit Amerikan, Presidenti Trump përsëriti edhe njëherë se fokusi i administratës së tij është kundër “terrorizmit të radikalizmit islamik”. Disa javë më parë, adminstrata e tij kishte ofruar një listë me sulme terroriste të cilat pretendonte se media i kishte nënvlerësuar. Në listë përfshiheshin kryesisht sulme të kryera nga përsona të identifikuar si muslimanë.

Kjo nuk linte vend për keqkuptim: për administratën Trump muslimanët janë më të rrezikshëm se sa thuhet në media. Por këtë pretendim e kanë hedhur menjëherë poshtë studjuesit e terrorizmit, sipas të cilëve  e kundërta është e vërtetë: mediat raportojnë më shumë rreth sulmeve terroriste të kryera nga “islamikët”, e më pak për sulmet e tjera terroriste, duke bërë që njerëzit të kenë idenë se muslimanët janë njerëzit më të rrezikshëm.

Si u krye studimi?

kur ndodh një sulm terrorist, mediat e raportojnë me orë të tëra, me ditë e me raste me javë të tëra, duke zënë një pjesë të madhe të ciklit të raportimti mediatik. A do të ishte e saktë të pohonim se media e nënvlerëson terrorizmin? Për fat të mirë, kjo mund të hulumtohet.

Në një studim të fundit, të quajtur “Pse disa sulme terroriste tërheqin vëmendjen e medias më shumë se të tjerat?”, studjuesit zbuluan se mediat nuk i raportojnë të gjitha sulmet terroriste njësoj. Përkundrazi, mediat i japin në mënyrë drastike më shumë mbulim sulmeve të kryera nga përsona të identifikuar si muslimanë, pavarësisht se këto sulme janë më të rralla.

Për ta përkufizuar terrorizmin dhe shkallën e mbulimit mediatik, studjuesit së pari kanë marrë në konsideratë të gjitha sulmet terroriste të kryera në SHBA ndërmjet viteve 2011-2015 duke u bazuar në listën e përgatitur nga Global Terrorism Database (GTD). Në këtë bazë të dhenash terrorizmi përkufizohet si “kërcënim apo përdorim i forcës së paligjshme dhe dhunës nga aktorë jo-shtetërorë me qëllim arritjen e ndonjë synimi politik, fetar apo shoqëror duke përdorur frikën, detyrimin a kërcënimin.”

Që pas 11 Shtatorit, kur dëgjohet fjala “terrorizëm” shumicës së amerikanëve  menjëherë u shkon mendja te muslimanët. Por terrorizmi shfaqet në forma të ndryshme. Për shembull, GTD ka përfshirë sulmet nga Frazier Glenn Miller, një supremacist i bardhë dhe ish-pjesëtar i grupit terrorist famëkeq Ku Klux Klan, një sinagogë në Overland Park, sulmin e Robert Dear në një spital në Kolorado ku bëhej planifikim familjar si dhe Wade Michael Page, i cili sulmoi një tempull Sikh në Wisconsin, bashkë me shumë sulme të tjera më pak të njohura.

Nga 89 sulme të kryera gjithsej nga autorë të ndryshëm gjatë një përiudhe 5-vjeçare të marrë në shqyrtim, sulmet nga muslimanët përbënin vetëm 12,4 përqind të sulmeve totale.

Në shqyrtim u morën 2,413 artikuj nga gazetat e printura.

Nga 89 sulmet e kryera, 24 prej tyre nuk kishin pasur asnjë mbulim mediatik në asnjë prej burimeve të analizuara. Pjesa e vogël e sulmeve të kryera nga muslimanët (12-përqindëshi) kishte pasur mbi 44 përqind mbulim mediatik. Në vetëm 5 përqind të rasteve (4 sulme) autori ishte njëkohësisht musliman dhe shtetas i huaj. Por ato 4 sulme kishin patur 32 përqind mbulim mediatik.

Në numra realë, një sulm i kryer nga një musliman është raportuar në 90,8 artikuj mesatarisht.  Sulmet nga muslimanët me shtetësi të huaj janë raportuar në 198,8 artikuj. Krahasuar kjo me sulmet e tjera, të cilat janë raportuar vetëm në 18,1 artikuj.

Sigurisht, shkalla me të cilën mbulohet një sulm terrorist nga mediat ndikohet nga shumë faktorë. Për shembull, nëse autori arrestohet atëherë kemi më shumë raportime rreth ngjarjes për shkak të dëgjesave, gjyqit e me rradhë. Sulmet kundër godinave qeveritare apo punonjësve shtetërore kanë më shumë raportim mediatik. Dhe siç mund të kuptohet, sa më shumë vdekje e të plagosur, aq më shumë ka interes dhe mbulim mediatik.

Mgjithatë, edhe duke parë këto të dhëna, sulmet e kryera nga përsona me origjinë muslimane raportohet 4,5 herë më shumë. Me fjalë të tjera, me qëllim apo jo, mediat amerikane i zmadhojnë sulmet terroriste të kryera nga muslimanët duke i paraqitur disproporcionalisht, duke bërë që amerikanët, e të tjerët më gjerë, të kenë një ndjenjë kërcënimi të tepruar.

Kur etiketohet akti i dhunshëm si “terrorizëm”?

Studjuesit kanë analizuar rastet kur një incident etiketohet ose jo si “terrorizëm”.  Çfarë faktorësh – si feja, raca apo identiteti kombëtar – kanë më shumë gjasa që të etiketohen në atë mënyrë?

Në këtë hulumtim, por edhe në një tjetër para këtij, tregohet se një sulm ka më shumë gjasa të konsiderohet terrorizëm kur ai kryhet nga një musliman, pavarësisht se shanset që një amerikan, fjala bie, të vritet nga nje terrorist i lindur jashtë vendit janë 1 në 3,6 milion në vit. Kjo sipas një raporti të publikuar edhe nga Instituti Gato.

Por duke parë se mediat fokusohen në mënyrë kaq disporporcionale te sulmet e kryera nga muslimanët, nuk është aspak çudi që shumë amerikanë mendojnë se këto grupe e bëjnë vendin më pak të sigurtë. 

Përgatiti E.N.
Observer.al
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit