8.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Studimi: Ekspozimi i lartë ndaj medias nxit Islamofobinë

Më të lexuarat

Sipas një studimi të ri, ekspozimi i lartë ndaj mjeteve të informacionit mund të nxisë islamofobinë. Studimi zbuloi se njerëzit tregojnë shtim të zemërimit dhe reduktim të ngrohtësisë ndaj muslimanëve në qoftë se ata janë konsumatorë të apasionuar të lajmeve.

Hulumtuesit kanë dyshuar prej kohësh se mediat nxisin islamofobinë, por këto ide nuk ishin testuar në një shkallë mbarëkombëtare.

Studimi është bazuar në përgjigjet e 16,584 njerëzve në Zelandën e Re.

Studiuesit zbuluan se njerëzit që janë konsumatorë të fiksuar të lajmeve – qoftë liberalë apo konservatorë – tregojnë  zemërim në rritje dhe ngrohtësi të reduktuar ndaj muslimanëve.

“Njerëzit kanë tendencën ta interpretojnë lajmin në mënyra që përshtaten me paragjykimet e tyre para-ekzistuese, duke kërkuar afirmimin e besimeve të tyre ndërsa mohojnë informacionet kontradiktore,” tha John Shaver nga Universiteti i Otagos në Zelandën e Re.

“Zelanda e Re është një test i mirë për spekullimet rreth nxitjes mediatike për paragjykime ndaj muslimanëve, për shkak se populli i saj është në përgjithësi shumë tolerant”, tha Shaver.

“Në rast se ndodh diçka, kivit (njerëzit e Zelandës së Re) tolerantë mund të priren për t’i refuzuar paragjykimet jotolerante, duke reduktuar efektin e medias,” tha ai.

“Megjithatë ne shohim se lidhja e paragjykimeve ndaj muslimanëve me ekspozimin ndaj medias ndjek të gjithë spektrin politik, dhe është specifik për muslimanët”, tha Shaver.

“Kjo tregon se është përhapja e pasqyrimeve të muslimanëve në lajme që kontribuon në uljen e pranimit ndaj tyre,” tha ai.

“Mediat, pavarësisht nga politika, kanë tendencën për të botuar histori të dhunshme, sepse dhuna shet,” shtoi ai.

“Për fat të keq, mund të ketë pasoja të vërteta për muslimanët në këtë vend, njerëz të cilët ndeshen me paragjykime nëpër rutinat e tyre të përditshme, në vendin e punës, dhe në shkollat ​​e fëmijëve të tyre”, tha profesor Joseph Bulbulia nga Universiteti Viktoria i Uellingtonit në Zelandën e Re.

“Edhe pse zhbërja e paragjykimit është e vështirë, ne shpresojmë që këto rezultate të sfidojnë mediat për të paraqitur përfaqësime më të drejta të muslimanëve,” tha Bulbulia.

Studimi është publikuar në revistën PLOS ONE. / © Gazeta Impakt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit