9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Studim rreth vitaminës

Më të lexuarat

Studim rreth vitaminës B
Për më shumë se një dhjetëvjeçar, mjekët the pacientët me sëmundje të zemrës kanë qënë tepër të interesuar rreth vitaminës B, pasi studimet kishin treguar se ajo mund të parandalojë një goditje të dytë në zemër dhe ndihmonte për shmangjen e bllokimit të artereve që furnizojnë trurin me gjak.
Vitamina B ul nivelin e një amino acidi të quajtur homocystein, i cili kur ndodhet në nivele të larta forcon arteret, prandaj konsiderohet si faktor rreziku për sëmundjet kardio vaskulare. Mjekët pranë universitetit Haukeland në Norvegji kërkuan të shihnin nëse ulja e nivelit të këtij amino acidi mund të përmirësonte jetën e pacientitëve. Gjatë studimit ata trajtuan me vitaminë B rreth tre mijë pacientë me sëmundje të zemrës. Disa iu dhanë doza të përditëshme ndryshme vitaminash B 12, B 6 dhe acid folik, ndërsa të tjerëve placebo. Pas tre vjetësh vëzhgimi, mjekët vunë re tek pacientët e trajtuar me vitamina B se edhe pse niveli i amino acidit homocysteine u ul 35 përqind, gjendja e tyre shëndetësore nuk pati ndonjë përmirësim të dukshëm. Me këto rezultatet, shkencëtarët arritën në përfundimin se ulja e nivelit të homocysteines duket se nuk ndryshon rrjedhën e sëmundjes dhe ndoshta as nuk ndihmon në parandalimin e ndonjë goditjeje në zemër. Ata thonë se masat më të mira parandaluese vazhdojnë të jenë, zbatimi i një diete të shëndetëshme, mbajtja e kolesterinës në nivel të ulët, kryerja e ushtrimeve fizike dhe mospirja e duhanit.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit