15 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Ja pse kafeja pihet me sheqer

Më të lexuarat

Ja pse kafeja pihet me sheqer
Pyetja e shumë personave se pse shumë shqiptarë e pinë kafen me sheqer herët në mëngjes, tashmë ka një përgjigje me bazë shkencore. Shkencëtarët spanjollë bëjnë të ditur se një kafe me sheqer është pija më e mire në përgatitjen e trurit, për një ditë të zënë me punë.
“Daily Mail” bën të ditur se specialist të Universitetit të Barcelonës në Spanjë, vërtetuan se marrja në të njëjtën kohë e kafeinës dhe sheqerit ndikon më shumë në performancën e trurit.
Shkencëtarët besojnë se kafeja dhe sheqeri rrisin ndikimin mbi funksione të trurit si kujtesa. Krahas kësaj ato analizuan skanimet e trurit të 40 pjesëmarrësve pasi kishin pirë ujë, kafe me sheqer dhe pa sheqer.
Në studimin e publikuar në revistën “Journal Human Psychopharmacology: Clinical and Experimental” bëhet e ditur se sheqeri dhe kafeja duke rritur ndikimin e dy pjesëve të trurit, të cilat janë përgjegjëse për kujtesën dhe kohën e përqendrimit të trurit përforcojnë performancën mendore.
Duke theksuar se truri është më frytdhënës nën efektin e këtyre dy lëndëve, studiuesit pohuan se personat të cilët nuk e pëlqejnë kafenë me sheqer duhet të mësohen me pak sheqer për të përfituar nga ky ndikim pozitiv./Start/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit