0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Studim: Ateistët bëjnë më shumë vetëvrasje

Më të lexuarat

Një grup i profesorëve ka bërë një punim për të investiguar lidhjen që e ka besimi dhe vetëvrasja në kondita të asaj që ka thënë Durhami në tezat e tij mbi të mirat e religjionit. Marrëdhënia mes religjionit dhe përpjekjeve për vetëvrasje ka marrë një vëmendje të veçantë.

Metoda që ata kanë ndjekur për të bërë këtë studim është se kanë marrë ata që kanë një besim dhe ata që nuk kanë asnjë besim për ti krahasuar në aspektin demografik dhe karakteristikat klinike.

Dhe nga rezultatet që kanë dalë është vërejtur se besimtarët janë më të pakët që bëjnë vetëvrasje. Ata kanë arsye mirëfilltë për të jetuar, gjë që nuk është e njëjtë me ateistët që janë më të prirur për të bërë vetëvrasje. Këta profesor kanë arritur në një përfundim se janë vlerat fetare ata që kanë bërë që besimtarët të jenë më pak të rrezikuar nga depresioni, mungesa e shpresës, vlerat morale, të jenë më të qetë, vlera këto që mungojnë shumë në jetën e atij që nuk beson, që është ateist. Ata kanë treguar edhe tjera lidhje të rëndësishme të ndikimit të fesë në sjelljet morale dhe sjelljet agresive, që në mënyrë të pashoqe e ndalojnë një besimtarë të bëjë vetëvrasje ose të ketë përpjekje të tilla. Ata preferojnë besimin si një terapi të re apo strategji për të parandaluar vetëvrasjen./KohaIslame

Profesorët: Kanita Dervic, M.D., Maria A. Oquendo, M.D., Michael F. Grunebaum, M.D., Steve Ellis, Ph.D., Ainsley K. Burke, Ph.D., and J. John Mann, M.D.
Studimi: Përkatësia fetare dhe përpjekjet për vetëvrasje

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit