7.9 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Studentja lind fëmijën gjatë ekskursionit dhe e hedhë në konteiner

Më të lexuarat

Një studente nga Shkupi ka lindur fëmijën gjatë një ekskursioni me fakultetin. Rasti i saj ka skandalizuar opinionin, sepse beben e ka lindur në vendkalimin kufitar “Tabanoc” kurse më pas e ka hedhur në kontejnerin e bërlloqeve, raporton “Lajm”, duke u thirrë në informacione zyrtare nga policia.
Sipas informacioneve ët MPB-së, 23 vjeçarja nga Shkupi ka qenë shtatzënë në muajin e shtatë ose të tetë dhe nuk ekzistojnë të dhëna se shtatzënia e saj ka qenë e kontrolluar nga mjeku. Edhe përkundër kësaj, ajo është nisur në ekskursion të absolventëve.

Rasti ka ndodhur më 29 mars, rreth orës 11 e 30 minuta. Deri sa studentët kanë pritur në vendkalimin kufitar për kontroll të pasaportave, vajza ka ndier dhimbje të forta në stomak dhe ka shkuar në tualetin e vendkalimit kufitar.
Në toalet e ka lindur fëmijën dhe e ka lënë në kontejnerin e bërlloqeve. Më pas është kthyer në autobus dhe ka vazhduar udhëtimin. Pasi personeli në vendkalimin kufitar e ka zbuluar fëmijën e pajetë, rasti është paraqitur në SPB Kumanovë, prej ku, pas hetimeve intensive kanë kontaktuar me organizatorët e ekskursionit.
Të nesërmen vajza është dërguar në Klinikën e gjinekologjisë në Pragë, Çeki ku i është ofruar ndihmë mjekësore. Ajo është arrestuar pas përfundimit të ekskursionit, më 18 prill dhe është dërguar për ekspertizë plotësuese mjekësore.
Mes tjerash, sipas hetimeve është konstatuar se pa marrë parasysh datën e shtatzënisë, bebja që ka lindur gjallë do të mbijetonte në rast se do të lindej në kushte adekuate spitalore. Kundër vajzës është ngritur padi penale për vrasje të fëmijës gjatë lindjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit