-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Studentja e cila u dhunua verbalisht për mbajtje të shamisë në Indi: Nuk kam frikë, kujtoj Allahun”

Më të lexuarat

Unë e kujtova Allahun sepse kur e kujtojmë Allahun, marrim shumë guxim dhe forcë. Dhe unë bërtita Allahu Ekber”, tha studentja Bibi Muskan Khan, e cila u bë simbol i rezistencës së grave muslimane

Bibi Muskan Khan, një studente që është bërë simbol i rezistencës së grave muslimane për të mbrojtur të drejtën e tyre për të mbajtur hixhabin në shtetin indian Karnataka, tha se nuk ka nevojë për frikë.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), Khan tha se ajo “nuk kishte frikë dhe kujton Allahun” kur ballafaqohet me turmën.

Khan, e cila mbante shalle shafrani të përdorura në kulturën hindu, teksa marshohej kundër saj shoqëruar me sloganet “Lavdi Zotit Rama (Jai Shri Ram)”, e cila përdoret si simbol i respektimit të besimit hindu ajo tha: “Unë e kujtova Allahun sepse kur e kujtojmë Allahun, marrim shumë guxim dhe forcë. Dhe unë bërtita Allahu Ekber”.

Ajo tha se ishte shumë e impresionuar me mbështetjen që mori. “Të gjithë më dërgojnë dashuri dhe mbështetje. Unë nuk kam frikë”, u shpreh Khan.

Duke thënë se ajo po lufton vetëm për të drejtat e saj, Khan tha se po priste seancën në Gjykatën e Lartë. “Unë jam duke pritur seancën e Gjykatës së Lartë dhe kushtetuta jonë e madhe nuk është kundër asnjë feje. Jam krenare për këtë”, theksoi ajo.

Duke shprehur shpresën e saj për një Indi ku do të mbizotërojë harmonia fetare, Khan tha: “Ka nga ata që kanë humbur rrugën, por ata janë vëllezërit e mi. Jam e sigurt se gjithçka do të bëhet mirë shumë shpejt”.

– Imazhet e studentes me shami të dhunuar verbalisht

Gazetari Mohammed Zubair në Indi postoi në Twitter imazhet e studentes së veshur me hixhab, Bibi Muskan Khan duke u keqtrajtuar verbalisht nga një grup studentësh në qarkun universitar dhe imazhet e përmendura shpejt u bënë virale.

Postimi i Zubairit u shpërnda nga shumë njerëz, përfshirë politikanë dhe gazetarë me mesazhe mbështetjeje për Khan.

Në postim, studentët të veshur me shalle shafrani të përdorura në kulturën hindu marshuan drejt Khan të shoqëruar me parullat “Lavdi Zotit Rama (Jai Shri Ram)”, e cila përdoret si simbol i aderimit në besimin hindu. Në të kundërt, Bibi Muskan Khan duket se është përgjigjur me frazat “Kush u dha atyre të drejtën të më kërkojnë të heq burkën?” dhe “Allahu Ekber”.

– Ndalimi i hixhabit në shtetin Karnataka

Ndalimi prej kohësh i shamive në të gjithë shtetin filloi të debatohej më 1 janar, kur studentet muslimane në Kolegjin e Grave Udupi në pronësi shtetërore mbanin shami.

Kur studentet muslimane mbanin shami në shkolla të tjera në Karnataka, studentët hindu reaguan dhe filluan të mbanin shalle shafrani.

Në takimin e mbajtur më 19 janar mes drejtuesve të shkollave, zyrtarëve qeveritarë, nxënësve dhe familjeve të tyre në Udupi, nuk u arrit një zgjidhje dhe 5 nxënëse filluan protestat jashtë shkollës.

Qeveria e shtetit më 26 janar krijoi një panel ekspertësh, derisa paneli të jepte mendimin e tij, nxënësve me shami u kërkua të respektonin rregullat e uniformës dhe të hynin në shkollë pa shami.

Studentet me shami në kokë aplikuan në Gjykatën e Lartë të Karnatakës më 31 janar, me argumentin se shamia është një e drejtë themelore e njohur në Kushtetutën e Indisë.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit