3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Studentë kosovarë nga profile të ndryshme vizitojnë Turqinë

Më të lexuarat

Studentë kosovarë nga profile të ndryshme vizitojnë Turqinë

 

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë, këto ditë, po realizohet projektit i dytë me radhë për të rinj me titull “Ëndërro, zbulo, dhuro vakëf”. Studentë kosovarë nga profile të ndryshme, të udhëhequr nga zyrtari BIK-ut, Besir Neziri, po qëndrojnë në Turqi me qëllim të njohjes nga afër me historikun e kulturën e vakëfeve dhe monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore islame në Turqi. 
Në këtë vizitë një javore, studentët kosovarë vizituan objekte të rëndësishme vakëfnore të ndryshme në Stamboll, si: xhamitë, universitetet, shkollat, kuzhinat publike, hamamet, spitalet, etj.. Ndër to, ata vizituan edhe spitalin Bezmialem, ku janë trajtuar mbi 300 pacientë nga Kosova në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë T.C. Vakıflar Genel Müdürlüğü. 
Studentët kosovarë në fillim të vizitës së tyre në Stamboll vizituan drejtorin rajonal të Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve në Stamboll, dhe më pas morën pjesë në seminarin e udhëhequr nga Halil Ibrahim Sezer, ekspert për vakëfe në Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë, i cili u shprehu mirëseardhje studentëve nga Kosova dhe i njohu ata për misionin, projektet dhe aktivitetet që realizon Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve, si brenda Turqisë po ashtu dhe jashtë saj. Ai më pas foli veçanërisht për aktivitetet në Kosovë, qoftë në fushën e restaurimi të një numri të madh të monumenteve të trashëgimisë kulturore islame, pastaj trajtimin mjekësor të pacientëve nga Kosova në spitalin Bezmialem në Turqi, njashtu edhe për ndihmat e tjera humanitare me pako ushqimore për familjet në nevojë përgjatë viteve. 
Më pas vizituan edhe shumë monumente të tjera historike, kulturore dhe vakëfnore në Stamboll, të cilat janë restauruar dhe mbrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë, si: “Xhaminë Blu” (Sulltan Ahmet), “Xhaminë Ajasofja”, “Xhaminë Sylejmanije”, Kullën e Gallatës, shtëpitë e shpendëve në lagjen Üsküdar (Xhamia Ajazma), “Xhaminë Mihrimah Sulltan”, Muzeun e Historisë dhe Eksperiencës Hagia Sophia, Muzeun e Qytetërimeve Islame, etj.
Sot, studentët nga Kosova po qëndrojnë në Bursa, ku do të vizitojnë monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore islame, si: Kompleksin e Ullu Xhamisë, Xhaminë Jeshile, Xhaminë Emir Sulltan, muzeun Panorama të çlirimit të Bursës në vitin 1326, Kompleksin Muradije etj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit