-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Studeniçanit i shtohet edhe një Hafëz i leximit të Kur’anit

Më të lexuarat

“Më i miri prej jush është ai që mëson Kur’anin dhe ua mëson te tjerëve”- (Muhamedi a.s.). Hafiz Musli Musliu mësoi nxënien e Kur’anit përmendësh në “Medreseja e Madhe në Gjakovë – Instituti i Hifzit”, njofton Zhurnal.

Sot ai dëshmoi Hifzin e tij, me zërin e tij të mrekullueshëm para shumë Hoxhallarve të Hifzit, miqve, dashamirëve, dhe familjarëve. Shkaktarë si përkrahës për hafëz, ishte babai i tij Munish Musliu. Munishin si baba shembull Allahu e shpërbleftë me të mirat e Tij, kurse Hafiz Musliun Allahu e bëftë bartës të mesazhit të fjalës së Allahut nga Kur’ani famëlartë.

Hafiz Musli Musliu njihet edhe si këndues i mrekullueshëm i ilahive dhe ka marrë pjesë në shumë koncerte me ilahi por edhe gara në leximin e Kur’anit.
Fal vendosmërisë së gjeneratave të reja, leximi respektivisht përcjellja e mesazheve që dalin nga libri i shenjt vazhdon traditën e bukur në mesin e popullatës Islame.

Studeniçani ka një traditë të bukur në kultivimin e fjalës së Allahut dhe ka nxjerr deri tani shumë Hafëzë të dalluar në Botën Islame”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit