3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Strugë, të enjten vendimi për shqiptarin që dogji flamurin maqedonas

Më të lexuarat

Gjykata Themelore e Strugës të enjten pritet të sjellë vendimin lidhur me akuzën e ngritur ndaj shqiptarit që dogji flamurin maqedonas.

Mynir Ismaili, protagonisti nga fshati Shum i Strugës, që dogji flamurin maqedonas në Strugë deklaroi për INA se pret vendim për pafajësi, pasi sipas tij, askush në Maqedoni nuk është dënuar për akte të tilla.

Mynir Ismaili, strugani që dogji flamurin maqedonas ka përsëritur para gjykatës se kishte kryer aktin në një gjendje të mllefosur dhe indinjuar nga provokimet e palës maqedonase nëpër tubime qytetarësh dhe stadiume me parullat dhe thirrjet antishqiptare.

“Veprimin e djegies së flamurit e kam bërë në afekt në shenjë mllefi, ofendimi dhe revolte, pas ngajrjeve që paraprinë me fyerjet dhe brohoritjet antishqiptare nëpër stadiume dhe palestra sporti në vend dhe jashtë vendit, përfshirë këtu edhe Kampionatin europian në hendboll, që mbahej në Serbi, ku brohoritjet e orkestruara antishqiptare arrinin kulmin. Ishte shprehje e mllefit dhe thjesht një mesazh kundër këtyre dukurive anticivilizuese, për të ndërprerë këto thirrje dhe brohoritje të një shqiptarofobie të orkestruar”, ka deklaruar Ismaili.

Ai në një deklaratë për INA pas procesit gjyqësor ka vlerësuar se pret që të shpallet i pafajshëm, sepse sipas tij, shumë akte të tilla kanë ndodhur në Maqedoni ku është djegur edhe flamuri shqiptar dhe askush nuk është dënuar.

Mynir Ismailit (1965) nga fshati Shum më 23 janar dogji flamurin shtetëror maqedonas para ndërtesës së komunës së Strugës, në prani të shumë qytetarëve dhe kalimtarëve të rastit.

Ndaj tij është ngitur vepër penale për nxitje të urrejtjes ndërnacionale, ndërfetare dhe kundër simboleve. Në procesin e sotëm gjyqësor është dëgjuar i pandehuri Ismaili, i cili i qëndroi deklaratës së dhënë edhe gjatë hetuesisë.

Vendimi final i Gjykatës së Strugës ndaj Ismailit do të shqiptohet më 18 qershor. (M.Latifi/INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit