3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Stresi, politika dhe ushtrimet fizike

Më të lexuarat

Përmes debateve, fjalimeve, konventave, televizionit dhe radio reklamave, kandidatët presidencialë amerikanë shpenzojnë orë të panumërta dhe dollarë për të provuar se ata janë të aftë për zyrën e presidentit. Një palestër në zonën e Uashingtonit po i jep një tjetër kuptim fjalës “zyrë”, duke kombinuar ushtrimet fizike me politikën presidenciale – për të ndihmuar njerëzit të përballen me stinën e gjatë, lodhëse të fushatës zgjedhore.

Jo shumë njerëz mund të thonë se ata kanë grushtuar presidentin. Por në Klubin e sportit të Uashingtonit në Aleksandri të Virginia, pjesëmarrësit godasin me grushta Barack Obamën dhe rivalin e tij Mitt Romney ose maketet e tyre.

Ky është vetëm një ushtrim në një klasë të re që ndërthur stërvitjen me politikën. Instruktorja Aimee Richardson thotë se këtu njerëzit ndihmohen të luftojnë stresin e periudhës së gjatë zgjedhore.

” Njerëzit në Uashington mendojnë vetëm politikë. Kur ju trajtoni një çështje që njerëzit janë të apasionuar, dhe i vini ata në një mjedis ku mund shfryjnë stresin e tyre, kjo i bën të ndjehen të fuqishëm. Unë mendoj se njerëzit në këtë program ushtrohen më shumë për shkak të temës së klasës”.

Me këtë pajtohet edhe Katie Rodriguez, një tjetër mësuese në palestër dhe një pjesëmarre në klasë.

“Është me të vërtetë kënaqësi që gjithë këtë atmosferë politike t’a ndjej brenda një mjedisi të vetëm dhe duke bërë ushtrime fizike, sikur i jap zgjidhje çështjeve të ndërlikuara politike”.

Brenda në palestër “, balancim buxheti” do të thotë diçka krejtësisht ndryshme se ajo që bën Kongresi. “Vrapimi për post” është shumë i saktë. Shprehja “shtete të lëkundura për votën” përfaqësohet nga ushtrime plot gjallëri. Dhe nëse shpresoni të keni krahë si të Michelle Obamës apo muskuj barku si të Paul Ryanit, kalimi i vijave partiake është i rëndësishëm duke bërë ulje-ngritje.

Sarah Heckenberg, e cila punon në një organizatë jo-fitimprurëse në zonën e Uashingtonit, thotë se kombinimi i politikës me ushtrimet fizike i jep asaj gjallëri.

“Më pëlqen, sepse ushtrimet fizike më mbajnë të motivuar gjatë punëve të ditës dhe mendoj se kjo është shumë e dobishme”.

Ashtu si në ditën e votimeve, pjesëmarrësit do të duhet të bëjnë një zgjedhje të rëndësishme: Obamën apo Romneyn. Por këtu, ata mund t’a bëjnë këtë zgjedhje sa herë të duan.

“Unë po sulmoja gabimisht kandidatin që doja dhe instruktorja më përmendi duke më goditur me grushta”.

“Kur bëni boks, ju e nxisni rivalin për të sulmuar dhe kur ai humbet durimin atëherë ju mund t’a godisni më mirë”.

Klasa e kombinimit të ushtrimeve me politikën në këtë Sport Klub të Uashingtonit mbyllet një ditë para zgjedhjeve, dhe pas kësaj, uashingtonasit i kthehen përsëri rutinës ose gjejnë mënyra të tjera për t’a bërë jetën më të larmishme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit