2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Stop diskriminimit në kufi – Letër kryeministrit Zaev nga Hoxhë Amel Kurtishi

Më të lexuarat

Letër e hapur drejtuar kryeministrit të Republikës së Maqedonsë

 

 

I nderuari z. Zoran Zaev
Kryeministër i Republikës së Maqedonisë

 

Përshëndetje të përzemërta

 

I përkasim gjeneratës së njejtë, vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, ashtu që do ti tejkaloj formalitetet e panevojshme. Do mundohem që në mënyrë të drejtëpërdrejtë ta elaboroj temën rreth të cilës po u drejtohem.
Ju, dhe unë poashtu e përjetuam periudhën e ekzistimit të shtetit i njohur si RFSJ. Ishim krenar me atë shtet të përbashkët, i respekuar në botë, ishim të lirë të udhëtojmë në katër anët e botës. Me siguri se ky shtet i kishte edhe mangësitë e veta gjëra këto që ishin edhe shkaqe të shpërbërjes të tij.
E dëshmuam dhe përjetuam shpërbërjen e përgjakshme të atij shteti, pavarësinë e Maqedonise dhe të gjithë sfidat me të cilat u ballafaqua shteti i ri. Jam i vetëdijshëm se këto procese nuk ishin të lehtë për ju si qytetar dhe politikan edhe pse për mua si qytetar, shqipëtar, musliman, teolog (hoxhë) sfidat ishin të natyrës së ndryshme.
Në fillim të mijëvjeçarit të tretë në nivelin global ishim dëshmitarë të ndodhive të mëdha që mua dhe shumë hoxhallarë i vendosën në pozitë të trajtimit të veçantë, të cilin një punonjës i policisë e quajti “VIP” trajtim.
Terrorizmi si kërcënim global, bashkë me ekstremizmin e dhunshëm me difolt u visheshin dhe vazhdojnë tu përshkruhen (vetëm) muslimanëve. Në këtë kontekst historik të ndodhive, ne teologët e islamit (në veçanti ata të cilët janë të njohur me qëndimet dhe veprimtarinë e tyre, dhe të cilët i kundërshtuan komentet ekstreme dhe kuptimet shtrembëruese të Islamit), pothuajse tërë kohë u nënshtroheshim formave “speciale”, nënçmuese dhe para se githash jo efektive të “përpunimit intelegjent”.
Si teolog dhe për momentin si doktorant i shkencave të sociologjisë gjatë tërë kohës kam punuar në promovimin e mësimeve të islamit, religjionit të paqes, mirëkuptimit të ndërsjellë, tolerancës, bashkëjetesës dhe bashkëpunimit të përbashkët drejtë mirëqenies.

Mendoj dhe akoma e kam këtë bindje se ekzistojnë forma tjera efektive për ballafaqim dhe tejkalim të dukurive devijante që kanë të bëjnë me kuptimin e religjionit te rinia. Këto metoda i ofron teologjia islame me tërësinë e saj e ideve.
Shteti në të cilin jetoj dhe e konsideroj si atdhe, dhe të cilin mundohem ta përfaqësoj në mënyrën më të mirë, pas një kohe të gjatë arriti të lirohet nga kthetrat e regjimit dhe më në fund erdhi liria. Ju dhe bashkëpunëtorët tuaj me vendosmëri dhe pa kompromise e nisët projektin me qëlim kthimin e jetës (normale) në Maqedoninë me perspektivë që synon progres. Maqedonia e drejtësisë dhe barazisë për gjithë qytetarët e saj. Pjesmarrja juaj në këtë realitet të sotë është padyshim e madhe. Për këtë ju detyrohemi një falënderim. Megjithatë edhe në këtë atmosferë të lirisë nga shërbimet e sigurisë vazhdoi zbatimi i kësaj mase jologjike, joefektive, diskriminuese si pjesë e politikës së veprimit.
Një pjesë e “setit” të masave është edhe masa e “maltretimit kufitar” e cila në fillim ishte e kufizuar në kufitë tona që tani të migrojë dhe të bëhet pjesë e “procedurës” edhe në vendet fqinje, madje edhe më gjerë.
Unë si pjesë i një grupit të madh të teologëve, intelektualëve, veprimtarëve shoqërorë, mendimtarëve dhe para se gjithash qytetarëve (bëhet fjalë për disa mijëra), të cilëve u mohohet e drejta elementare e lëvizjes së lirë, që stigmatizohen publikisht, të cilëve ju dëmtohet reputacioni, të cilëve ju keqpërdoren informatat personale (shteti ynë në vend të mbrojtjes dhe ruajtjes së tyre i ndanë me vende tjera), të cilëve ju maltretohen familjet dhe miqtë së bashku me “personat nën përpunim”, të cilët mendohen shumë para se të nisen në ndonjë udhëtim privat ose zyrtar, mendoj se kjo masë është kontraproduktive, joefikase, selektive dhe kundër kushtetuese.
Për këtë shkak ju bëj thirrje juve si kryeministër që pranoi të ballafaqohet me shumë sfida, që filloi luftën pa kompromise me gjitha forcat që dëshirojnë që Maqedonia të mbetet vend i të jobarabartëve, të ndërmerrni çfarë është në kompetencat tuaj dhe ta shfuqizoni këtë masë jologjike. Shërbimet le ta vazhdojnë punën e tyre por duke i respektuar të drejtat dhe liritië e qytetarëve dhe jo në pikat kufitare që janë ura për lidhje dhe liri të lëvizjes.
Nuk do të ndalemi vetëm me këtë letër dhe do të vazhdojmë me forma tjera të aktiviteteve ligjore për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive tona, ngase me të vërtetë MJAFT ISHTE…
Me shpresë se do të ndërmerrni hapa konkrete, përzemërsisht ju përshëndes dhe ju uroj suksese në punën tuaj.

 

M-r. Amel Kurtishi
Teolog
Doktorant i sociologjisë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit