Stoltenberg ka marrë pjesë në takimin e ministrave të vendeve anëtare të BE-së i cili është mbajtur në kryeqytetin Valletta të Maltës dhe ka bërë disa deklarata në lidhje me Turqinë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se “Turqia e cila ka qenë e ekspozuar ndaj përpjekjes së dështuar për grusht shteti ka të drejtë të mbrojë veten dhe të gjejë personat pas kësaj por kjo duhet të jetë në përputhje me respektimin e sundimit të ligjit”.
Stoltenberg ka marrë pjesë në takimin e ministrave të vendeve anëtare të BE-së i cili është mbajtur në kryeqytetin Valletta të Maltës dhe ka bërë disa deklarata në lidhje me Turqinë.
Duke e bërë të ditur se Turqia në aleancë radhitet e dyta për nga aspekti ushtarak pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Stoltenberg tha: “Turqia është partnerja jonë kyçe për shumë arsye, qoftë nga aspekti gjeostrategjik, qoftë për nga kufizimi i saj me Irakun dhe Sirinë, ku ndodhin çdo lloj ngjarjesh të dhunës si dhe afërsinë e saj me Rusinë në Detin e Zi. Turqia ka qenë e eskpozuar ndaj një numri të madh të sulmeve të terrorit dhe asnjë aleat tjetër nuk ka qenë kaq shumë i ekspozuar ndaj këtyre sulmeve”.
Pas një pyetjeje në lidhje me pezullimin e kryer ditën e djeshme në Turqi për më shumë se 9 mijë punonjës të policisë me arsyetimin se janë të bashkuar ose janë të lidhur me organizatën terroriste gyleniste/strukturat paralel në shtetit (FETO/PDY), Stoltenberg, tha se “Turqia e cila ka qenë e ekspozuar ndaj përpjekjes së dështuar për grusht shteti ka të drejtë të mbrojë veten dhe të gjejë personat pas kësaj”.