4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Stoltenberg shpreh shqetësim për bashkëpunimin e ngushtë midis Moskës dhe Minskut

Më të lexuarat

Anëtarët e NATO-s janë seriozisht të shqetësuar për bashkëpunimin e ngushtë midis Rusisë dhe Bjellorusisë, tha sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, në një intervistë për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”.

Ai tha se NATO po ndjek situatën në Bjellorusi me shumë kujdes dhe se ngjarjet në Bjellorusi do të diskutohen në samitin e ardhshëm të NATO-s në Bruksel.

“Aleatët janë seriozisht të shqetësuar për bashkëpunimin e ngushtë midis Moskës dhe Minsk në muajt e fundit. Ne jemi të gatshëm të mbrojmë çdo aleat të Aleancës nga çdo kërcënim që vjen nga Minsku dhe Moska, nëse është e nevojshme,” tha Stoltenberg, duke shtuar se Bjellorusia po bëhej më e varur nga Rusia.

Dy javë më parë, Bashkimi Evropian dhe NATO shprehën indinjatën për uljen e detyruar të një avioni “Ryanair” në Minsk, i cili po fluturonte në rrugën Athinë-Vilnius, pas së cilës autoritetet bjelloruse arrestuan gazetarin dhe aktivistin e opozitës Roman Protashevich.

Me ndihmën e një aeroplani ushtarak, autoritetet bjelloruse detyruan avionin e “Ryanair” të ulej në Minsk, me shpjegimin se kishin informacione se në aeroplan kishte një pajisje shpërthyese të vendosur nga Hamas, e cila rezultoi e pasaktë.

Stoltenberg e quajti rastin një “rrëmbim shteti” dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von Leyen një “sulm ndaj demokracisë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit