-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Stoltenberg, premtim për Kosovën e Ballkanin

Më të lexuarat

Deklarata: “NATO s’do të lejojë përsëritjen e dhunës së viteve 1990”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se forcat e NATO-s janë të gatshme të ruajnë paqen në Kosovë dhe se “nuk do të lejojnë kthimin e dhunës nga vitet 1990″.

Në një intervistë për gazetën gjermane Welt, ai i ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës që t’i kthehen negociatave me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, duke thënë se një rrugë e tillë është mjeti i vetëm i qëndrueshëm për të arritur paqe të qëndrueshme për të gjitha komunitetet.

“Dua ta bëj të qartë se forcat e NATO-s janë të gatshme të ruajnë paqen në Kosovë. Ne nuk do të lejojmë që dhuna e viteve 1990 të kthehet”, tha Stoltenberg.

Ai tha se NATO është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin dhe shtoi se është shumë e rëndësishme të investohen përpjekje shtesë diplomatike në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Pas ngjarjeve në fshatin Banjskë në veri të Kosovës më 24 shtator, vendet anëtare të NATO-s e rritën numrin e anëtarëve të misionit të KFOR-it në Kosovë në gati 4500 ushtarë.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoana gjatë fjalimit të tij në konferencën e Aleancës në Budva, theksoi se komandanti i trupave të NATO-s në Kosovë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë bashkëbiseduesit e tij kryesorë, përfshirë organizatat e sigurisë së Kosovës dhe kreun e forcave serbe.

Ai përsëriti se KFOR-i do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të përmbushur misionin sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, konkretisht ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit