1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Stoltenberg mirëpret zgjatjen e pauzës humanitare midis Izraelit dhe Hamasit

Më të lexuarat

Stoltenberg tha se pauza “ka mundësuar lehtësimin shumë të nevojshëm për njerëzit në Gaza dhe gjithashtu lirimin e më shumë pengjeve, si dhe dërgimin e më shumë ndihmave humanitare”

Shefi i NATO-s ka përshëndetur zgjatjen dyditore të pauzës humanitare midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, raporton Anadolu.

“Unë mirëpres zgjatjen e pauzës së armiqësive në Gaza”, u tha gazetarëve Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg përpara takimit të ministrave të Jashtëm të aleancës në Bruksel.

“Kjo ka mundësuar lehtësimin shumë të nevojshëm për njerëzit në Gaza dhe gjithashtu lirimin e më shumë pengjeve, si dhe dërgimin e më shumë ndihmave humanitare”, shtoi ai, duke iu referuar bllokadës të rreptë izraelite që nga 7 tetori, e cila lejoi dërgimin e një sasia shumë të vogël të ndihmave në enklavë.

Katari mbrëmë vonë njoftoi arritjen e marrëveshjes për zgjatjen e pauzës humanitare katërditore midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza për dy ditë të tjera. Sipas marrëveshjes, do të kryhen shkëmbime të mëtejshme të të burgosurve.

Izraeli nisi një fushatë masive ushtarake në Rripin e Gazës pas sulmit ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Që atëherë në këto sulme brutale janë vrarë më shumë se 15 mijë palestinezë, duke përfshirë 6.150 fëmijë dhe më shumë se 4 mijë gra, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.

Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është 1.200.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit