-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Stoltenberg merr mirënjohje nga Maqedonia e Veriut

Më të lexuarat

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut u bë anëtarja e 30-të e NATO-s më 27 mars 2020, në kohën kur Jens Stoltenberg ishte në krye të aleancës.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në kuadër të vizitës së tij të punës në Bruksel.

Ministri Mucunski, siç njoftojnë nga MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut, i ka dorëzuar Stoltenbergut një mirënjohje dhe një pllakë për arritje të jashtëzakonshme dhe kontribut në sigurinë euroatlantike, duke rikujtuar faktin se kreu aktual i NATO-s së shpejti do të largohet nga kjo detyrë.

“Duke shprehur mirënjohje për udhëheqësinë e tij dhe menaxhimin e organizatës dhe duke theksuar mbështetjen e rëndësishme për anëtarësimin tonë në Aleancë, ministri Mucunski theksoi rëndësinë e përpjekjeve personale të Stoltenbergut për ruajtjen e vlerave të përbashkëta dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, rajon me rëndësi strategjike për NATO-n”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, ministri Mucunski theksoi përkushtimin për politikën e dyerve të hapura të Aleancës, si faktor kyç për ruajtjen e stabilitetit rajonal. “Roli juaj i rëndësishëm në vitet me trazira ka forcuar dhe modernizuar NATO-n, duke e bërë Aleancën më të besueshme dhe të gatshme për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në zonën euroatlantike”, theksoi Mucunski në takim.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut u bë anëtarja e 30-të e NATO-s më 27 mars 2020, në një kohë kur Jens Stoltenberg ishte në krye të Aleancës.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit