3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Stoltenberg: Forcat ruset nuk po tërhiqen nga Ukraina

Më të lexuarat

Duke folur para gazetarëve në Bruksel, Stoltenberg theksoi se bazuar në informacionet e inteligjencës, njësite ruse nuk po tërhiqen nga Ukraina, por se thjesht po ripozicionohen, transmeton Telegrafi.

“Rusia po tenton të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të forcohet akoma për ofensivat në rajonin e Donbasit”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

“Të njëjtën kohë, Rusia po e mban nën presionin Kievin dhe qytetet e tjera ukrainase. Për këtë mund të presim ofensiva shtesë – duke sjellë më shumë vuajtje te qytetarët ukrainas”, shtoi Stoltenberg.

Ngjashëm janë deklaruar nga Pentagoni, që theksuan se lëvizja e Putinit për kinse tërheqje të njësive ruse nga Ukraina, janë thjesht blerje e kohës për rigrupim dhe riorganizim. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit