1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Stoltenberg do të vizitojë Suedinë dhe Finlandën

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të vizitojë Suedinë dhe Finlandën, që kanë aplikuar për anëtarësim në aleancë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vizitojë Suedinë dhe Finlandën, që kanë aplikuar për anëtarësim në aleancë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga NATO, Stoltenberg të dielën më 12 qershor do të realizojë takime me presidentin e Finlandës, Sauli Niinistö dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Pekka Haavisto.

Po ashtu Stoltenberg gjatë vizitës së tij në Finlandë do të marrë pjesë edhe në aktivitetin e emërtuar “Kultaranta Talks” në të cilin do të diskutohen çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Ndërsa të hënën, Stoltenberg do vizitojë Suedinë, ku do të takohet me kryeministren Magdalena Andersson dhe anëtarët e qeverisë.

Finlanda dhe Suedia paraqitën kërkesën e tyre zyrtare për anëtarësim në NATO më 18 maj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit