1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Stoltenberg: Çdo indikacion është se Rusia planifikon sulm në shkallë të plotë në Ukrainë

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar në një konferencë për media në Bruksel, se Rusia nuk ka hequr dorë nga planifikimi i një pushtimi të plotë të Ukrainës që nga njohja e pavarësisë së rajoneve separatiste, shkruan The Guardian.

“Çdo indikacion është se Rusia po vazhdon planifikimin e një sulmi në shkallë të plotë në Ukrainë”, tha Stoltenberg, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër kreu i NATO-s, theksoi se do të vazhdojë t’i bëjë thirrje Rusisë për tërheqje – pasi sipas tij kurrë nuk është vonë për të mos ndodhur sulmi.

Kujtojmë që pak qaste më parë, Dhoma e Lartë e Parlamentit rus, ka miratuar kërkesën e presidentit Vladimir Putin, që të lejohet përdorimi i forcës ushtarake jashtë vendit.

E ekspertët perëndimorë të sigurisë vazhdimisht kanë alarmuar se me këto veprime Putin kërkon pretekst për të kryer një pushtim mbi Ukrainën dhe se me këtë kërkesë nga Dhoma e Lartë e Parlamentit rus, është formalizuar dërgimi i ushtarëve rusë në rajonet separatiste në lindje të Ukrainës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit