Stoliset Prishtina për nder të muajit Ramazan!
Edhe këtë vit, për nder të muajit Ramazan do të stoliset një pjesë e qytetit të Prishtinës.
Kjo nismë u realizua për herë të parë vitin e kaluar ku prezent në ndezjen e dritave ishin kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava dhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama.
Ata u dakorduan që vitet në vijim kjo nismë të zgjerohet edhe në pjesë tjera të Prishtinës, duke krijuar një ambient të këndshëm për besimtarët e turistët.