4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Stojanoviq (njejt si Islamofobat shqiptarë) të arrestuarit në Deçan i quan islamikë të armatosur

Më të lexuarat

Policia e Kosovës mohon lidhjen e tri rasteve të fundit me ndonjë planifikim për sulm terrorist.
Hetimet e Policisë së Kosovës për arrestimin e katër personave në afërsi të Manastirit të Deçanit, tek të cilët u gjetën disa armë, arrestimi i dy personave të tjerë në Fushë-Kosovë në veturën e të cilëve u gjetën më shumë se 12 kilogramë lëndë shpërthyese, si dhe gjetja e një mjeti shpërthyes në oborrin e një xhamie në Lagjen e Xhamisë në Komunën e Drenasit, sipas Policisë së Kosovës nuk kishin për qëllim ndonjë sulm të mundshëm terrorist, shkruan sot Koha Ditore.

Zyra për medie e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se hetimet për të tri rastet janë duke vazhduar.

“Deri në këtë fazë nuk mund të ndërlidhim rastet me ndonjë sulm të mundshëm të terrorizmit, përderisa motivet e rasteve janë duke u hetuar”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë të gjitha veprimet e mëtutjeshme hetimore janë duke u kryer në koordinim me prokurorinë kompetente.

Përkundër kësaj, katër personat e arrestuar në afërsi të Manastirit në Deçan, zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq i ka quajtur islamikë.

Ai në një kumtesë për medie që e ka lëshuar këshilltarja e tij, Sandra Steviq, me email zyrtar të Qeverisë së Kosovës, ka kërkuar që objektet e Kishës Ortodokse Serbe të Kosovës, krahas Policisë së Kosovës, të ruhen edhe nga pjesëtarë të KFOR-it.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit