3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Stephen Hawking braktis ateizmin: Po, Zoti ekziston!

Më të lexuarat

Fizikani dhe kozmologu anglez, Stephen Hawking, pas një qëndrimi shumëvjeçar ateist ka ndryshuar mendje.

Ai ka befasuar komunitetin shkencor javën e kaluar, kur njoftoi gjatë një fjalimi në Universitetin e Kembrixhit se ai besonte se pas krijimit të universit ishte një formë e inteligjencës.

Duke e prezantuar veten para studentëve në Universitetin e Kembrixhit, shkencëtari me famë botërore deklaroi se vitet e tij të hulumtimit mbi krijimin e kozmosit e kanë udhëhequr atë për të veçuar një faktor të çuditshëm shkencor, për të cilin ai thotë se është në shumë mënyra në kundërshtim me ligjet universale të fizikës, shkruan ‘portalb’.

Ky fenomen i çuditshëm të cilin ai e quan “faktori Perëndia”, ka qenë në origjinën e procesit të krijimit dhe duhet të ketë luajtur një rol të madh në përcaktimin e formës aktuale të Universit. Megjithatë, thëniet e tij të mëparshme kanë sugjeruar se ai nuk besonte në Zot.

Në leksionin e tij, Hawking i ka thënë audiencës së tij Pra, nëse e gjeni veten të bllokuar në një vrimë të zezë, ka ende shpresë për ju. Ndoshta një ditë Krijuesi i lartë do të shkaktojë një ndryshim të forcës të paçmueshme të vrimës së zezë, dhe do t’ju lirojë, transmeton JavaNews.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit