Njeriu i cili njihet si më inteligjenti në botë, Stiven Hopkins,i ka dërguar botës një mesazh në të cilin bën thirrje për ti dhënë fund masakrave që ndodhin në Siri. Mesazhi është publikuar nga gazeta amerikane Uashington Post dhe ajo britanike The Guardian.
Në mesazhin e tij, Hopkins shkruan:”Nuk është ndonjë mençuri të ndjekësh vrasjen e mbi 100 mijë qytetarëve, madje është një budallallëk me brirë. E ç’është më e keqe se kjo, mos lejimi i ndihmave humanitare. Nuk ka më keq sesa të priten gjymtyrët e fëmijëve për shkak të mungesës së pajisjeve mjekësore, nuk ka më keq sesa të vdesin foshnjat e porsalindura për shkak të ndërprerjes së energjisë.”
Shkencëtari i madh duket shumë i prekur nga ajo që po ngjet në Siri, e më shumë i prekur për kërshërinë e mbarë botës para vdekjes e cila korr jetë njerëzish falë teknologjisë, ndërkohë që teknologjia mungon për të shpëtuar jetën e qytetarit sirian.
“Agresiviteti ka lindur si formë e pashmangshme për mbijetesë, por kur bashkohet teknologjia moderne me agresivitetin e lashtë, e gjithë raca njerëzore rrezikohet të zhduket mbi planetin tokë. Ajo që ndodh sot në Siri është diçka e pështirë, e urryer dhe e neveritshme, që ndiqet nga e gjithë bota me gjakftohtësi. Ku është inteligjenca jonë emocionale? Ku është ndjesia jonë për drejtësi kolektive? Ne duhet të bashkohemi të gjithë për ti dhënë fund luftës dhe për të mbrojtur fëmijët e Sirisë. Bashkësia ndërkombëtare s’ka përse të luajë rolin e spektatorit që prej tre vitesh, ndërkohë që konflikti korr jetë njerëzish të pafajshëm duke shuar çdo shpresë. Me cilësinë time si baba dhe gjysh, i ndjek vuajtjet e fëmijëve siriane dhe prandaj them:”Mjaft!” Tani ne jemi të ndërgjegjshëm që Aristoteli e kishte gabim kur mendonte se universi është pa fillim, pasi universi ka filluar para 14 milionë vitesh. Por ai kishte të drejtë kur thoshte se fatkeqësitë e mëdha e kthejnë jetën dhe civilizimin pas. Lufta në Siri mund të mos jetë fundi i njerëzimit, por çdo padrejtësi që bëhet përbën një çarje të madhe. Parimi i drejtësisë universale mund të mos jetë i rrënjëzuar në fizikë, por ai nuk është më pak i rëndësishëm për ekzistencën tonë. Në mungesë të këtij parimi, nuk do të zgjasë shumë kur ekzistencës tonë njerëzore ti vijë fundi.” /ardhmeriaonline/