1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Steinmeier i brengosur që policia maqedonase përdori lotsjellës kundër refugjatëve

Më të lexuarat

Shefi i diplomacisë gjermane Frank-Walter Steinmeier është i brengosur për gjendjen në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Xhirimet e përdorimit të gazit lotsjellës nga ana e policisë maqedonase kundër refugjatëve, sipas tij, janë dëshmi se nuk mund të vetë ballafaqohen me problemin, njoftoi Deutsche Welle.
“Xhirimet që i pamë janë dëshmi se nuk mund të gjendet zgjidhje kur vendet veprojnë vetë. Mund ta flakni problemin, mund t’i ktheni refugjatët prapa prej nga kanë ardhur në vendin tuaj, por kjo nuk është zgjidhje. Na nevojitet një marrëveshje e përbashkët evropiane. Kjo tani bëhet gjithnjë e më e qartë dhe shpresoj se në samitin e shefave të shteteve më 7 mars do të kontribuohet për bashkëpunim më të mirë të shteteve evropiane”, tha Shteinmeier në intervistën për DW.

Tashmë disa ditë mijëra refugjatë dhe migrantë kanë mbetur të ngujuar në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Greqia kërcënohet nga vërshimi tejet i madh i refugjatëve prej se vendet e rutës ballkanike, nën presion të Austrisë dhe Gjermanisë vendosën që ta zvogëlojnë lëshimin e njerëzve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit