5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Statistikat e Lindjeve, Vdekjeve, Kurorëzimeve dhe Shkurorëzimeve, Dhjetor 2022

Më të lexuarat

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Në muajin dhjetor janë regjistruar 2 141 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 094 lindje janë meshkuj dhe 1 047  lindje janë femra.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 858 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 455 janë meshkuj dhe 403 janë femra.

Në muajin dhjetor 2022 janë regjistruar gjithsej 1 846 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 155 raste.

ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3, dhe Shkurorëzimet SHK-1, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.

Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

[1] Shfrytëzuesve të të dhënave u rekomandohet, që këto të dhëna të merren si të dhëna preliminare dhe jo si të dhëna përfundimtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit