1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Starbucks përgatit padi ndaj sindikatës së saj për shkak të një mesazhi solidariteti me Palestinën

Më të lexuarat

Zëvendësdrejtoresha e përgjithshme ka pohuar se postimi i sindikatës nuk pasqyron pikëpamjet e kompanisë dhe se përdorimi i emrit Starbucks në postim i ka hutuar njerëzit

Zinxhiri amerikan i kafeve, Starbucks, njoftoi se do të ngrejë padi kundër sindikatës “Starbucks Workers United” me arsyetimin se ka postuar mesazh solidariteti me Palestinën, transmeton Anadolu.

Sipas një lajmi në portalin amerikan “The Intercept”, zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e Starbucks, Sara Kelly, duke folur në lidhje me çështjen, ka thënë se po përgatiten të ngrenë padi kundër sindikatës, duke pohuar se postimi i sindikatës nuk pasqyron pikëpamjet e kompanisë dhe se përdorimi i emrit Starbucks në postim i ka hutuar njerëzit.

Kelly ka thënë se disa klientë e kanë nxjerrë zemërimin e tyre ndaj punonjësve në dyqanet e kompanisë për shkak të postimit në fjalë.

Ajo ka theksuar se nuk pajtohen absolutisht me pikëpamjet e sindikatës.

“Meqenëse Workers United vazhdon të përdorë emrin, logon dhe pronën tonë intelektuale, disa njerëz gabimisht e lidhin këtë postim me ne. Workers United nuk flet në emër të Starbucks dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e kompanisë sonë. Fjalët dhe veprimet e sindikatës janë vetëm të tyret”, ka deklaruar Kelly.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit