0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Stano për shpërthimin në veri: Jemi të shqetësuar që nuk ka de-përshkallëzim të tensioneve

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian ka reaguar sërish i shqetësuar lidhur me situatën në veri të Kosovës, pasi shpërthimit të një granate dore në Lagjen e Boshnjakëve

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media ka thënë se janë duke e përcjell me shqetësim situatën atje dhe se do të reagojnë me kohë në rast se është e nevojshme.

“Jemi të shqetësuar për vazhdimin e situatës ku nuk ka një de-përshkallëzim të tensioneve. Dua të ripërsëris se jemi duke e përcjell me shqetësim situatën dhe do të reagojmë me kohë në rast se është e nevojshme”, është shprehur Stano.

Ndryshe, lidhur me situatën në veri ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se grupet kriminale kanë gjuajtur me granatë dore, si shenjë revolte ndaj arrestimit të tre serbëve për krime të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë.

Ndryshe, një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në mesnatë në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, e cila është e banuar me popullatë të përzier.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

“Pas daljes në vend të ngjarjes së ekipit të specializuar dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthim të granatës së dorës M75”, bëri të ditur Elshani.

Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës, ndërsa përveç dëmeve në një veturë, nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit