2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Stambolli organizon Festivalin e tre kënaqësive: librit, kafes dhe çokollatës

Më të lexuarat

Në Stamboll ka filluar Festivali i tre kënaqësive: Librave, kafeve, dhe çokollatave, i cili do të zgjatë deri më 27 dhjetor.

Nën moton se kënaqësia e leximit të librit, pirjes së kafes dhe ngrënies së çokollatës janë të pandara, në Stamboll të Turqisë ka filluar Festivali i tre kënaqësive: Librave, kafeve, dhe çokollatave, i cili do të zgjatë deri më 27 dhjetor, raporton Anadolu Agency (AA).

Festivali mbahet në Muzeun ushtarak, ndërsa në të janë ekspozuar librat, llojet e ndryshme të kafes, kafe-aparatet, filxhanet për kafe, çokollatat dhe përbërësit e nevojshëm për bërjen e çokollatës.

Vizitorët e Festivalit, mund të shijojnë kafen dhe çokollatën më të lirë, si dhe veprat e pëzgjedhura të shtëpive botuese të Turqisë, rajonit dhe më gjerë. Gjithashtu, vizitorët mund të bisedojnë me shkrimtarët gjatë Festivalit dhe të marrin pjesë në punëtori të ndryshme dhe prezantime.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit