-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Stambolli goditet nga një tërmet 5,8 ballësh

Më të lexuarat

Stambolli është goditur nga një tërmet 5,8 ballësh me epiqendër në Detin e Marmarasë, në ujërat e rrethit Silivri, njoftoi Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD).

AFAD bëri të ditur se tërmeti ka ndodhur në thellës prej 6,99 kilometra dhe 21,68 kilometra larg rrethit nga Silivri.

Ndërkohë, si pasojë e tërmetit që ka shkaktuar panikë në mesin e qytetarëve, në rrethin Avcılar është rrëzuar minareja e një xhamisë.

Presidenti i Turqisë, Erdogan, ka bërë të ditur se nga tërmeti që goditi sot Stambollin janë plagosur të paktën tetë persona.

Në Aeroportin Ataturk pas kthimit nga takimet në New York, ku qëndroi për të marrë pjesë në seancën e 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), Erdoğan theksoi se pas tërmetit 5,8 ballësh në Stamboll janë regjistruar edhe 28 dridhje të tjera.

Tërmeti gjithashtu është ndjerë në Stamboll dhe qytetet përreth./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit