6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Stambolli gjatë 11 muajve priti rreth 8 milionë turistë

Më të lexuarat

Sipas Drejtorisë së Kulturës dhe Turizmit të Stambollit, numri i turistëve të huaj që vizituan Stambollin u rrit me 127% në nëntor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Stambolli priti 7 milionë e 980 mijë e 311 turistë të huaj në 11 muajt e vitit dhe 997 mijë e 620 në nëntor.

Sipas Drejtorisë së Kulturës dhe Turizmit të Stambollit,numri i turistëve të huaj që vizituan Stambollin u rrit me 127% në nëntor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Ndër të huajt që erdhën në Stamboll, rusët u renditën të parët me 92 mijë e 427 turistë.

Rusët pasohen nga iranianët me 85 mijë e 300 turistë, gjermanët me 67 mijë e 25 turistë, izraelitë me 40 mijë e 451 turistë, këta të fundit pasohen nga francezët me 37 mijë e 558 turistë, britanikët me 35 mijë e 116 turistë, amerikanët me 31 mijë e 624 turistë, ukrainasit me 27 mijë e 454 turistë, irakianët me 24 mijë e 836 turistë, holandezët me 22 mijë e 868 turistë dhe kuvajtianët me 21 mijë e 639 turistë.

Sipas këtyre shifrave, 9,26 për qind e numrit të përgjithshëm të vizitorëve në qytet ishin rusë, 8,55 për qind iranianë, 6,72 për qind gjermanë, 4,05 për qind izraelitë, 3,76 për qind francezë dhe 3,52 për qind britanikë.

Gjatë asaj periudhe, Stambollin e vizituan turistë nga 193 vende, ndërsa metropolin e vizituan 2 nga persona nga Vatikani, Shtetet Federative të Mikronezisë, Sao-Tome dhe Principe, Tuvalu dhe Butani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit