2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Stamboll, thirret ezani i parë në Aja Sofia pas 85 vitesh

Më të lexuarat

Në Aja Sofinë e famshme të Stambollit, mëngjesin e sotëm për herë të parë pas 85 vitesh u thirr ezani i namazit të sabahut, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rasrtin e shënimit të natës së 27-të të muajit të Ramazanit, Natës së Lejlet-ul-Kadrit, mbrëmë në Aja Sofia të Stambollit u organizua program, ku të pranishëm ishin Kreu i Çështjeve Fetare (Diyanet) të Republikës së Turqisë, Mehmet Gormez dhe hafizë të shumtë.

Gjatë programit hafizët këndonin ilahi si dhe lexonin pjesë nga Kurani, të ndjekur me lutje, pas së cilës besimtarëve iu drejtua kreu i Diyanetit turk Mehmet Gormez.

Gormez në fillim të gjithë muslimanëve ua uroi Natën e Kadrit, natë e cila është më e vlefshme se një mijë muaj. Ai potencoi rëndësinë e natës së bekuar të Lejlet-ul-Kadrit duke pasur parasysh se në këtë natë filloi zbritja e Kur’anit, dhe u bëri thirrje besimtarëve që këtë natë ta kalojnë me lutje.

Gormez shkurtimisht iu referua edhe sulmit të fundit terrorist në aeroportin Ataturk të Stambollit, ku u vranë të paktën 44 persona. Sipas tij, në këtë sulm terrorist nuk janë sulmuar vetëm jetët e njerëzve, por edhe për vlerat sublime që Islami i ka sjellë njerëzimit.

Pas programit, profesori nga Fakulteti i Studimeve Islame në Universitetin e Ankarasë dhe muezini i njohur turk Fatih Koca thirri ezanin e namazit të sabahut, që ishte hera e parë në Aja Sofia në 85 vitet e fundit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit