-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Stamboll – Përurohet impianti prodhues i karburantit të aviacionit nga algat, i pari në Evropë

Më të lexuarat

Fabrika e parë dhe e vetme e biorafinerisë së karbonit negativ në Evropë u përurua me ceremoni në Kampusin Saritepe të Universitetit të Bosforit, në Kilios të Stamboll

Të pranishëm në ceremoninë inauguruese ishin gjithashtu ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank dhe ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez.

Gjatë fjalës së rastit në ceremoni, Mustafa Varank deklaroi se ky objekt është një nga qendrat më të rëndësishme botërore që kryen studime në fushën e bioteknologjisë së algave.

Duke vënë në pah se një pjesë e konsiderueshme e nevojës për energji mund të plotësohet me kosto të përballueshme dhe në mënyrë të sigurt falë biokarburantit që do të prodhohet në këtë impiant, ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë bëri me dije se po vazhdojnë studimet për përdorimin në avionë të biokarburantit që do të prodhohet këtu.

Varank shpjegoi gjithashtu se në këtë fabrikë prodhohet nga algat e quajtura “Spirulina” edhe një produkt i rëndësishëm që plotëson nevojat e njeriut për proteina.

“Në mënyrë të ngjashme, acidet yndyrore omega-3, të cilat ne të gjithë i njohim nga vaji i peshkut, prodhohen këtu tërësisht nga algat. Një tjetër objektiv është të sigurohet një mbështetje e madhe për prodhimin bujqësor nëpërmjet ushqimit foragjer dhe plehrave që do të zhvillohen e prodhohen këtu”, shtoi ai.

Pas ceremonisë, të pranishmit morën pjesë në testin e ndezjes dhe funksionimit të një motori reaktiv duke përdorur biokarburant aviacionit të përftuar nga algat.

Gjatë inspektimit të objektit, ministrat Varank dhe Donmez u ofruan gazetarëve disa ushqime si tortë, kek dhe çokollatë të prodhuar nga algat.

/trtshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit