1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Stamboll, mbahet tubim i madh në mbështetje të Palestinës

Më të lexuarat

Qytetarëve të cilët ishin në numër të madh, në hyrje të fushës së tubimit iu shpërndanë flamuj turq dhe palestinez

STAMBOLL (AA) – Nën patronazhin e Partisë së Lumturisë (Saadet Partisi) dhe me pjesëmarrjen e një numri të madh të shoqërive civile, në Stamboll u organizua “Tubimi i Madh për Jerusalemin”, raporton Anadolu Agency (AA).

Brenda fushës në Yenikapi ishte vendosur një platformë e madhe dhe ekrane të mëdhenj që qytetarët më lehtë të ndjekin aktivitetin.

Qytetarëve të cilët ishin në numër të madh, në hyrje të fushës së tubimit iu shpërndanë flamuj turq dhe palestinez.

Fusha në Yenikapi poashtu ishte dekoruar edhe me pankarta me mbishkrime “Do të mbytesh në gjak Izrael” dhe “Mallkoj Izraelin” të cilat janë vendosur në pjesë të ndryshme.

Kryetari i Përgjithshëm i Partisë së Lumturisë, Temel Karamollaoğlu, para tubimit i kishte dërguar një ftesë edhe yllit të futbollit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, për ndjeshmërinë e treguar për çështjen e Palestinës.

Sipas informatave në tubim është ftuar edhe presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili njihet për ndjeshmërinë e tij për Palestinën.

Ato që u përjetuan në Palestinë para tubimit

Përshkallëzimi i situatës në Al-Aksa ndodhi pasi autoritetet izraelite mbyllën kompleksin Al-Aksa, pasi paraprakisht policia më 14 korrik vrau tre palestinezë me arsyetimin se kanë ndërmarrë sulm të armatosur, ndërsa deklaroi se gjatë incidentit janë plagosur dy policë izraelitë, të cilët kanë vdekur në spital. Pas dy ditëve, më 16 korrik, duke hapur dyert e saj Izraeli vendosi detektorë metalikë.

Muslimanët protestuan kundër masave dhe falën namazin para portave të kompleksit, ndërsa hasën në ndërhyrje nga forcat izraelite.

Me vendimin e Këshillit të Sigurisë, më 25 korrik Izraeli hoqi detektorët e metalit, por tha se një sistem i ri i mbikëqyrjes, që përdor “kontrolle të zgjuara” bazuar në teknologjinë e përparuar, do të vihej në vend të tyre.

Autoritetet izraelite në orët e hershme të mëngjesit të së premtes hoqën edhe barrierat e hekurit të vendosura pranë portave të Al-Aksas.

Pas thirrjes së dijetarëve të Jerusalemit, muslimanët në të njëjtën ditë u mblodhën për të falur namazin e jacisë në Al-Aksa. Fillimisht, policia izraelite nuk hapi disa porta të kompleksit, por pas reagimit intensiv të palestinezëve u hapën të gjitha portat dhe dhjetra mijëra persona filluan të hyjnë në kompleks.

Më pas, policia izraelite filloi të intervenojë ndaj palestinezëve brenda dhe jashtë Al-Aksas me shok bomba dhe plumba gome, si dhe mbylli të gjitha portat përveç Portës Asbat. Mbi njëqind palestinezë u plagosën gjatë këtij intervenimi policor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit