4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Stafi mjekësor në Gaza: Do të qëndrojmë këtu

Më të lexuarat

Punonjësit shëndetësorë u mblodhën para spitalit “Al-Aksa” në Deir el-Balah në jug të Gazës

Punonjësit mjekësorë në Gaza kënduan “Do të qëndrojmë këtu” duke porositur se nuk do t’i braktisin pacientët e tyre me gjithë vështirësitë dhe kërcënimet, raporton Anadolu.

Punonjësit shëndetësorë u mblodhën para spitalit “Al-Aqsa” në Deir el-Balah në jug të Gazës.

Tashmë në ditën e 21-të, ushtria izraelite vazhdoi me bombardimet e pamëshirshme mbi Gaza, ku u shkatërruan lagje të tëra.

2.3 milionë banorëve të Gazës po u mbaron ushqimi, uji, ilaçet dhe karburantet dhe autokolonat e ndihmave të lejuara në enklavë mbajnë vetëm një pjesë të asaj që nevojitet.

Konflikti në Gaza filloi kur grupi palestinez Hamas më 7 tetor nisi operacionin “Tufani i Aksa-së”, një sulm i befasishëm i shumëanshëm që përfshinte lëshime raketash dhe depërtimesh në Izrael përmes tokës, detit dhe ajrit.

Hamasi tha se operacioni ishte hakmarrje për sulmet ndaj xhamisë Al-Aksa dhe dhunës në rritje nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve.

Ushtria izraelite më pas nisi një bombardim të pamëshirshëm të objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës.

Pothuajse 8.500 njerëz janë vrarë në konflikt, përfshirë të paktën 7.028 palestinezë dhe mbi 1.400 izraelitë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit