2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Stacionet e pastrimit të njeriut prej mëkateve – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Imam Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë:

“Pastrimi (nga mëkatet) në këtë botë ndodh përmes katër gjërave:

  • Pendimit,
  • kërkimit të faljes (istigfarit),
  • veprave të mira që i shlyejnë të këqijat dhe
  • fatkeqësive që bëhen shkak për falje.

Nëse këto katër elementë e pastrojnë dhe e çlirojnë njeriun, ai është nga ata për të cilët thuhet: ‘Melekët ua marrin shpirtin atyre duke qenë të pastër’…

Por, nëse këto katër elementë nuk janë të mjaftueshëm, atëherë pastrohet në jetën e varrit përmes tre gjërave:

  • namazit të xhenazes dhe lutjeve të besimtarëve ndaj tij, kërkimit të faljes që bëjnë për të dhe ndërmjetësimit të besimtarëve për të.
  • pastrimi përmes sprovës në varr, frikës së pyetjeve nga engjëjt, ngushtimit të varrit dhe qortimit të melekve.
  • Përmes sevapeve dhe veprave të mira që ia dhurojnë vëllezërit e tij myslimanë.

 

Nëse këto nuk mjaftojnë për ta pastruar, atëherë ai pastrohet në Ditën e Gjykimit me tre gjëra:

  • Me tmerrin e asaj dite dhe me vështirësinë e qëndrimit në atë vend,
  • me ndërmjetësimin e ndërmjetësuesve dhe
  • me faljen e Zotit.

Nëse edhe këto nuk e kryejnë pastrimin e tij, atëherë ai duhet të hyjë patjetër në zjarr si mëshirë për të.”

Hoxhë Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit