1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Srebrenicë: Kuranin vijnë për ta mësuar të rinj e të vjetër

Më të lexuarat

Në Srebrenicë për disa vjet është duke funksionuar Shkolla e Kur’anit

Nisur me qëllim që t’i bashkoj brezat e rinj me të vjetrit rreth mësimeve të Kur’anit, Shkolla realizon edhe rolin social të saj, afrimin, miqësinë dhe forcimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore.

Aktivitetet zgjasin nga shtatori deri në qershor, çdo të diele pas akshamit, ku xhematlinjtë fitojnë njohuri rreth shkrimit arab dhe texhvidit.
Pas namazit të jacisë programi vazhdon me shikimin ligjëratave përmes internetit, e më pas shoqërimi me kafe dhe ëmbëlsira.

Ahmed ef. Hrustanoviç, imam nga Srebrenica, thotë se organizatorët janë shumë të kënaqur me pjesëmarrjen e xhematlinjëve në aktivitetet e Shkollës së Kuranit, qëllimi i së cilës është përhapja e mirësisë dhe përvetësimi i njohurive të reja.

“Dëshira për të punuar me të rinjtë është në plan të parë të punës së Mexhlisit tonë, duke marrë parasysh që imamët të cilët jetojnë dhe punojnë në rajonin e Mexhlisit të Bashkësisë Islame të Srebrenicës takohen çdo ditë me nënat e shehidëve dhe me një numër të vogël të të rinjve, ne mundohemi që t’ju japim mundësinë që të shoqërohen dhe të mësojnë së bashku, gjë e cila është shumë me rëndësi në këtë rajon.

Përveç shkollës së Kur’anit, d.m.th. pas mësimit të Kur’anit, të dielave, pjesëmarrësit dëgjojnë ligjërata të caktuar dhe shoqërohen deri në jaci, shpeshherë bisedat i vazhdojnë, sidomos në dimër, edhe pas namazit të jacisë në shtëpinë e ndonjërit prej.

Kështu, ne në xhematin e Srebrenicës mblidhemi rreth fjalës së Allahut. Shoqërimi ynë dy vjeçar tregon edhe sinqeritetin tonë. Nëse do Zoti, ne do të përpiqemi të qëndrojmë në të mirën për aq kohë sa të jetë e mundur”, tha Ahmed ef.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit e Shkollës së Kur’anit nga Srebrenica meritojnë urimet tona për përpjekjet dhe kohën e tyre. Lusim Allahun xh.sh., që t’i forcoj ata në rrugën e mësimit të Kur’anit, t’ju afroj zemrat e tyre dhe t’ju jep bereqet në projektet e ardhshme./Islamgjakova/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit