10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

SPUTNIK PARALAJMËRON “LAGJEN E TRIMAVE” NR. 2

Më të lexuarat

Në një analizë për situatën në maqedoni, portal qeveritar rus Sputnik shkruan se “Shqiptarët ndodhen në zgrip të një revolte të re të armatosur”.

Me një presion të qartë duke përdorur dezinformacionin apo siç quhet tashmë rëndom fake news, “Sputnik“ bën të ditur se “nëse nuk do të realizohet skenari i mandatimit të Zoran Zaevit si kryeministër, shqiptarët do të nisin revoltën”.

Dhe për këtë i referohen “analistëve politikë” në Maqedoni, por që “rastësisht” janë të lineuar pro Nikolla Gruevskit.

Ja ç’thotë Sputnik ndër të tjera:

“Analistët në Shkup nuk e përjashtojnë mundësinë e përsëritjes së skenarit të Kumanovës nëse LSDM dhe partitë shqiptare dështojnë për të formuar një qeveri”.

Më tej, portali rus citon Zijadin Selën, që në Kuvend ka akuzuar maqedonasit për gjenocid ndaj shqiptarëve.

Dhe po sipas gazetës elektronike të financuar nga Moska për të rritur influencën në Ballkan, është kjo deklaratë që do të përdoret për të rritur urrejtjen e shqiptarëve ndaj maqedonasve dhe nisjen e një lufte të re.

Më pas Sputnik, citon Natalija Ivçevën, një analiste politike e cila thotë se

“Çdo gjë është e mundur dhe kujton se konflikti i vitit 2001 ndodhi kur asnjë nuk e parashikonte se mund të shpërthejë.

Nga ata çdo gjë është e mundur. Është e qartë se ata nuk do të devijojnë nga skenari për “Shqipërinë e Madhe” dhe do ta zbatojnë deri në fund.

Shqiptarët po zhantazhojnë Maqedoninë me anë të Platformës së Tiranës”.

Aleksandar Mitovski, drejtor i Qendrës për Hulumtime dhe analiza. që nuk do shumë për të kuptuar se kë përkrah, thekson se fjalimet e ashpra të deputetëtve shqiparë bëhen për të motivuar popullsinë.

“Unë besoj se ata kanë një rol për të motivuar administratën dhe komunitetin shqiptar që punojnë në rrugë, si një kundërpeshë ndaj popullit të Maqedonisë”, thotë Mitkovski.

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov të hënën do të jetë takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili do të vizitojë Maqedoninë në kuadër të turneut të tij rajonal, i dedikuar për situatën e krizës së emigrantëve dhe të refugjatëve dhe zbatimin e një zgjidhje të përgjithshme evropiane.

Seanca konstituive e Kuvendit ka filluar më 30 dhjetor 2016, por u anulua për shkak se ajo nuk është siguruar shumicën parlamentare për të zgjedhur presidentin e saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit