1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Sporti përmirëson shëndetin riprodhues dhe intelektualitetin

Më të lexuarat

 

Aktiviteti fizik eshte i domosdoshem per te mbajtur trupin ne formen e duhur, por nje studim i ri ka treguar se stervitja e vazhdueshme ka potencialin per te bere nje individ me te zgjuar.

Palestra, vrapi apo sporti ndikojne per te fuqizuar muskujt dhe per te reduktuar lodhjen. Ne nje menyre te ngjashme ndikon ky proces edhe mbi trurin e njeriut.

Nje studim shkencor ne Universitetin e Karolines se Jugut tregoi se aktiviteti fizik ndikon per te formuar struktura te reja mitokondrike brenda qelizave qe prodhojne energjine trupore.

Nje pjese e ketyre qelizave ndodhen ne tru dhe ndikohen nga aktiviteti fizik per t’u bere me aktive. “Ekzistojne gjithmone e me shume prova se aktiviteti fizik ndihmon per ta mbajtur trurin te fresket dhe per ta bere ate qe te punoje me shpejt dhe ne menyre me efikase”, deklaroi udheheqesi i studimit, Mark Davis.

Ai shtoi se ndertimi i nje “rezervuari” te madh mitokondrish ne tru eshte ne gjendje te krijoje nje mbrojtje natyrale ndaj semundjeve qe shfaqen ne moshen e trete, si Alzheimer, Parkinson apo skleroza akute.

 

Ushtrimet bëjne mirë për shëndetin riprodhues (seksin)

Ushtrimet fizike i bëjnë mirë zemrës së njeriut të moshës së mesme, por edhe shëndetit seksual.

Përfundimin e ka nxjerrë një studim australian që ka analizuar lidhjen mes stilit të jetës dhe shëndetit riprodhues te një grup personash mbi 40 vjeç, të cilëve u janë bërë më shumë se 90 pyetje mbi gjendjen në çift, profesionin, arsimin, gjendjen e shëndetit, stilin e jetës dhe funksionet seksuale.
Në veçanti kërkimi i publikuar në BMC Public Health, nxjerr në dritë një lidhje të fortë mes aktivitetit fizik dhe jetës seksuale.

 

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit