1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Spiunazh në Ministrinë gjermane të Shëndetësisë

Më të lexuarat

Nga Ministria gjermane e Shëndetësisë janë marrë për vite me radhë dokumente sekrete. Ministria ka ngritur padi kundër një firme, që merrej me shërbimin e teknologjisë së informacionit dhe kishte akses në të dhëna.
Prokuroria e Berlinit ka hapur hetimet, bëri të ditur një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Berlin. Personit të akuzuar i është ndaluar hyrja që më 20 nëntor. Ai duhet të ketë punuar për vite me radhë në sektorin e teknologjisë së informacionit të ministrisë. Përveç kësaj, ai ka bashkëpunuar me një lobist të farmacive, të cilit i ka dhënë e-maile, projektligje dhe të dhëna të tjera.

Dy vjet më parë lindi dyshimi i parë, sepse projektet dhe shënimet bëheshin të ditura shumë shpejt, nganjëherë edhe para se t’i merrte vesh ministri i mëparshëm, Daniel Bahr, apo ai aktual, Philipp Rösler, ose sekretarët e tyre të shtetit. Pas një aludimi konkret anonim, i dyshuari është vëzhguar, transmeton DW.

Bahr u shpreh shumë i zemëruar. “Unë jam shumë i zemëruar për këto energji kriminale. Prokuroria duhet ta zbardhë menjëherë çështjen”, tha politikani i partisë FDP për gazetën “Bild”.

Sipas të dhënave të gazetës “Süddeutsche Zeitung”, duhet të jenë prekur edhe e-mailet e drejtuesve të lartë, pra të sekretarëve të shtetit Bahr dhe Rösler.

Synimi i aksioneve duket se ka qenë informimi i sektorit të farmacisë për projektet sekrete në fushën e farmaceutikës, si për shembull për ligjin për rregullimin e tregut të medikamenteve, i cili hyri në fuqi në vitin 2010. Me ndihmën e këtyre informacioneve, ata kanë mundur të zhvillojnë strategjitë përkatëse kundër ligjit, mendojnë hetuesit. Spiunazhi ka vazhduar deri këtë vit.

Nëse dyshimet vërtetohen, atëherë kemi të bëjmë me skandalin më të madh lobist në Gjermani. Shoqata e farmaceutikës ende nuk është deklaruar për këtë rast. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit