15.3 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Franca: Mbi 100 shtete e njohin opozitën siriane

Më të lexuarat

Ministria e Jashtme e Francës ka bërë të ditur se më shumë se 100 shtete e kanë njohur koalicionin e ri opozitar të Sirisë, si përfaqësues legjitim të popullit sirian.

Vendimi i hap rrugë ndihmës më të madhe për forcat që luftojnë regjimin e Bashar al- Assadit, të cilat qenë kritikuar se nuk janë të organizuara dhe se nuk janë sa duhet përfaqësuese, raporton AP.

“Neve nuk duhet vetëm bukë për të ndihmuar njerëzit tanë”, tha anëtari i opozitës, Saleem Abdul Aziz al Meslet. “Ne kemi nevojë për mbështetje për ushtrinë tonë, ne kemi nevojë për t’i përshpejtuar gjërat dhe të shpëtojmë prej këtij regjimi”, tha ai.

Më herët SHBA ka pranuar koalicionin opozitar si përfaqësues të vetëm legjitim, hap ky i kritikuar nga Rusia. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit