1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Spitali në veri të Rripit të Gazës refuzon urdhrin e Izraelit për evakuim

Më të lexuarat

“Stafi i spitalit, duke përfshirë 35 mjekë dhe ndihmës mjekësorë, janë të vendosur të qëndrojnë dhe të ofrojnë kujdes shëndetësor për pacientët”, tha shefi i mjekëve

Duke përmendur pacientët në gjendje të rëndë dhe nevojën e vazhdueshme për kujdes shëndetësor, ekipet mjekësore në një spital në veri të Rripit të Gazës po refuzojnë urdhrin e ushtrisë izraelite për evakuim.

“Kam marrë një telefonatë nga ushtria izraelite të premten duke na kërkuar që të evakuojmë spitalin”, tha për Anadolu shefi i mjekëve Ahmed Muhanna nga spitali Al-Awda në qytetin Jabalia.

“Kjo nuk është e mundur”, tha ai.

“Disa pacientë janë evakuuar, por disa pacientë të tjerë nuk mund të transferohen për shkak të gjendjes së tyre të rëndë”, shtoi ai, duke theksuar se spitali po ofron kujdes intensiv mjekësor për pesë pacientë.

“Stafi i spitalit, duke përfshirë 35 mjekë dhe ndihmës mjekësorë, janë të vendosur të qëndrojnë dhe të ofrojnë kujdes shëndetësor për pacientët”, tha ai.

Në raportimet e mëparshme u tha se ushtria i kishte dhënë spitalit vetëm dy orë për të evakuuar dhe më pas edhe më shumë kohë, por urdhri i evakuimit mbetet në fuqi.

Të premten, ushtria izraelite paralajmëroi 1,1 milion banorë në veri të Gazës që të evakuohen “brenda 24 orëve” në gjysmën jugore të rripit.

OKB-ja ka paralajmëruar se do të ishte e pamundur që palestinezët në Gaza t’i binden urdhrit pa “pasoja shkatërruese humanitare”.

Një javë më parë, forcat izraelite nisën një fushatë të fuqishme ushtarake kundër Rripit të Gazës në përgjigje të një ofensive ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.

Konflikti filloi të shtunën e kaluar kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksasë”, një sulm i befasishëm me shumë drejtime, duke përfshirë një breshëri raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit.

Hamasi tha se operacioni ishte në hakmarrje për bastisjet ndaj Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Ushtria izraelite më pas nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës.

Përgjigjja e Izraelite është shtrirë deri në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nën një rrethim paralizues që nga viti 2007.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit