9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Spitali më i madh i Gazës do të bëhet një “varr masiv” nëse i mbaron karburanti, paralajmëron një mjek britaniko-palestinez që punon aty

Më të lexuarat

Spitali më i madh i Gazës do të bëhet një “varr masiv” nëse i mbaron karburanti, ka paralajmëruar një mjek britaniko-palestinez që punon atje.

“Pyetja e vërtetë është, a ka mbetur ndonjë gjë nga një spital kur nuk ka energji elektrike? Dhe përgjigja ime është jo. Në mënyrë efektive, Spitali Shifa do të bëhet një varr masiv nëse i mbaron energjia elektrike”, ka thënë Dr. Ghassan Abu-Sittah për CNN.

Ai ka shtuar se aktualisht janë 150 pacientë në ventilatorë me mjekë në pamundësi për të drejtuar salla operative dhe makina anestezike për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Sipas tij, spitali aktualisht ka “rreth 1,700 pacientë të plagosur, trefishi i kapacitetit të tij”.

Dhe me ndërprerje më të gjata dhe më të shpeshta të energjisë elektrike, Abu-Sittah tha se Spitali Shifa “në mënyrë efektive…do të pushojë së ekzistuari si spital”.

Kjo do të ndikojë gjithashtu në njësitë e maternitetit dhe neonatale, më të mëdhatë në Gaza, pasi mbi 15 inkubatorë “do të pushojnë së funksionuari” sapo të mbarojë energjia elektrike, tha Abu-Sittah.

Në përgjigje të një pyetjeje nëse ky është një “numërim mbrapsht” për vdekjen e fëmijëve, Abu-Sittah tha: “Absolutisht”.

Mungesat po ndikojnë gjithashtu në shërbimet e ambulancës, të cilat kërkojnë benzinë për të arritur dhe për të sjellë të plagosurit.

Abu-Sittah ka thënë se në dijeninë e tij se spitali nuk ka marrë asnjë furnizim shtesë me karburant nga Hamasi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit