-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Spitali i Gazës regjistron 50 fëmijë palestinezë të kequshqyer në vetëm një javë

Më të lexuarat

Safiya tha se sistemi shëndetësor në Gaza është objektiv i pushtimit (izraelit), por “ne po përpiqemi të rifillojmë shërbimet mjekësore në minimum, pavarësisht mungesës së karburantit”

Një spital në Gazën veriore ka regjistruar 50 fëmijë palestinezë që vuanin nga kequshqyerja në vetëm një javë, transmeton Anadolu.

Drejtori i spitalit ‘Kamal Adwan’, Hossam Abu Safiya, tha se sistemi shëndetësor në Gaza është objektiv i pushtimit (izraelit), por “ne po përpiqemi të rifillojmë shërbimet mjekësore në minimum, pavarësisht mungesës së karburantit”.

Safiya theksoi se situata në Gaza është “katastrofike”, duke shtuar se “spektri i urisë po afrohet mbi Rripin e Gazës”.

Për shkak të luftës së vazhdueshme dhe kufizimeve të vendosura nga Izraeli, burimet thelbësore si ushqimi, uji, ilaçet dhe karburantet janë të paktë në enklavën palestineze.

Pas marrjes nën kontroll nga ushtria izraelite të kalimit tokësor Rafah me Egjiptin më 7 maj, pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare, kriza humanitare brenda Rripit të Gazës është intensifikuar.

Izraeli vazhdon ofensivën brutale në Gaza që nga tetori i vitit të kaluar, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

Të paktën 36.800 palestinezë janë vrarë që atëherë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe mbi 83.600 të tjerë janë plagosur.

Tetë muaj pas luftës izraelite, pjesë të mëdha të Gazës janë kthyer në gërmadha mes një bllokade të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendimi i fundit i së cilës urdhëroi Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionet në qytetin jugor Rafah, ku mbi 1 milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga lufta përpara se qyteti të pushtohej më 6 maj.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit