-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Spitali i fundit funksional në veri të Gazës mbetet “jashtë shërbimit” mes sulmeve izraelite

Më të lexuarat

“Spitali Baptist Al-Ahli u detyrua të dalë jashtë shërbimit për shkak të bombardimeve izraelite, rrethimit dhe arrestimit të mjekëve”, tha zëdhënësi i ministrisë, Ashraf al-Qudra

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës ka bërë të ditur se spital i fundit funksional në pjesën veriore të enklavës palestineze ndaloi funksionimin mes sulmeve izraelite, raporton Anadolu.

“Spitali Baptist Al-Ahli u detyrua të dalë jashtë shërbimit për shkak të bombardimeve izraelite, rrethimit dhe arrestimit të mjekëve”, tha zëdhënësi i ministrisë, Ashraf al-Qudra.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gaza, të paktën 471 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit në spitalin Baptist Al-Ahli më 17 tetor. Megjithatë, Izraeli ende e mohon përgjegjësinë për sulmin.

Ushtria izraelite akuzoi Hamasin për përdorimin e spitaleve në Gaza për qëllime ushtarake, një akuzë e mohuar fuqishëm nga grupi i rezistencës palestineze.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi, duke vrarë të paktën 19.667 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe duke plagosur 52.586 të tjerë.

Sulmet izraelite e kanë shndërruar Gazën në gërmadha me gjysmën e banesave të territorit bregdetar të dëmtuara ose shkatërruara dhe me pothuajse 2 milionë palestinezë të zhvendosur brenda enklavës me një popullsi të dendur mes mungesës së ushqimit dhe ujit të pastër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit